E-Diaspora
Folklori bashkon shqiptaret në Amerikë
Festivali Folklorik Mbarëkombëtar ka mbledhur në Nju Jork qindra solistë, valltarë e grupe muzikore e asamble nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
Qëllimi i këtij festivali sipas organizatorëve këtë vit i dedikohej 550 vjetorit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si dhe ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore.
Një rol qendror në këtë organizim ka grupi i parë artistiko-kulturor brenda komunitetit amerikan “Rozafati”, i themeluar para tri dekadash pranë Qendrës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në Nju Jork.
“Në fakt është Rozafati pothuaj organizator i këtij festivali dhe Angjelina Nika është ajo që u mëson qindra fëmijëve vallen shqipe në sallën e Qendrës Kulturore Shën Nënë Tereza. Dhe, nuk ka çmim që e paguan kontributin e Angjelinës dhe rolin e saj në ruajtjen e këtyre vlerave tona kulturore”, tha për RTK-në Marjan Cubi, kryetar i Qendrës Kulturore Nënë Tereza, pranë Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale.
I organizuar nga Kisha katolike “Zoja e Shkodrës” edicioni i 27-të i këtij festivali u zhvillua në Qendrën e Arteve të kolegjit Lehman në Bronks të Nju Jorkut. Misioni i këtij festivali është përpjekja për të identifikuar, dokumentuar e prezantuar folklorin mbarëkombëtar shqiptar si dhe të mbajë të bashkuar komunitetin shqiptar.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












