Kosova
FMN: Rritja ekonomike këtë vit në Kosovë, deri në 3 %
Sot, udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Gabriel Di Bella, u shpreh se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë nga 2 deri në 3 për qind. Në një konferencë për medie, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Di Bella tha se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm mund të shkojë deri në 4 për qind, përcjell albinfo.ch.
“Ka të dhëna dhe janë preliminare dhe ASK i rishikon ato, dhe në tre mujorin e parë e paraqesin një rritje prej 3.4 për qind dhe në tre mujorin e dytë janë 2.3 për qind. Për të qenë real, ne parashikojmë një rritje prej 2-3 për qind deri në fund të vitit”.
“Mund të ketë një rritje të implementimit të investimeve që mund ta rrisin këtë përqindje, por duhet të presim deri në fund të vitit për të parë këtë rritje. Për këtë vit është 2-3 për qind, ndërsa në vitin e ardhshëm 3-4”, tha ai.
Di Bella përmendi edhe rritjen e nivelit të inflacionit, për çka tha e ka ndikuar lufta në Ukrainë. Ai madje ka shtruar pyetjen se çka do të ndodhë në rast se shtrenjtohet rryma, si do të ndikojë kjo te qytetarët. “Nuk është befasi që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë të vështirë për Evropën dhe Kosova nuk bën përjashtim nga kjo dhe si pasojë e luftës janë rritur çmimet, prandaj Kosova ka bërë që të ketë inflacion. Tani për t’i zbutur këto tronditje, dhe Qeveria ka marrë disa vendime që kanë pasur synim zbutjen e kësaj tronditjeje”, tha tutje ai.
“Kur japim parashikime, janë në këtë mjedis kur ka rreziqe, është e vështirë të parashikohet saktë. Ajo që parashikohet të ndodhë, është ulja e çmimeve dhe me këtë rast Kosova do të përfitojë gjallërim ekonomik. Tani poenta është se çfarë do të ndodhet nëse çmimet e energjisë rriten, natyrisht këto tronditje e bëjnë të ardhmen më të zbehtë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












