Jeta në Zvicër
Fluturimi më i shkurtër në botë
St Gallen - Friedrichshafen, 20 kilometra që përshkohen për vetëm 08 minuta: është ky fluturimi më i shkurtër në botë.
Një linjë ajrore do të ofrojë fluturimin më të shkurtër ndërkombëtar të botës që do të zgjasë vetëm tetë minuta. Bëhet fjalë për fluturimin që lidh St. Gallen në Zvicër me Friedrichshafen në Gjermani, që përshkohen vetëm 20 km. Bileta kushton për këtë fluturim rreth 50 franga, njofton People’s Viennaline, shkruan albinfo.ch.
Fluturimi në fjalë do të jetë në dispozicion nga 2 nëntor, dy herë në ditë, dhe destinuar kryesisht për udhëtarët e biznesit.
Deri më tani fluturimi komercial më i shkurtër ndërkombëtar ishet ai që lidh Vjenën me Bratislavën, dhe zgjat 10 minuta.
Kur është fjala për fluturimet brenda vendit, fluturimi më i shkurtër zgjat vetëm 47 sekonda.
Bëhet fjalë për fluturimin mes dy ishujve në veri të Skocisë, të cilët janë vetëm dy milje e gjysmë larg me njëri -tjetrin. Ky fluturim zyrtarisht zgjat 120 sekonda, por nën kushte të favorshme, mund të realizohet për shumë më pak.
Megjithatë, udhëtim me traget mes këtyre ishujve zgjat 59 minuta, kështu që shumë njerëz zgjedhin për të fluturuar në këtë rrugë.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











