Lajme
Pritjet në pikën kufitare të Merdarit, deri në 4 orë
Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së dielës, kryesisht në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Merdar pritjet në dalje janë deri në katër orë, ndërsa radha e automjeteve është mbi një kilometër. Në hyrje pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa nuk raportohet radhë të mjeteve.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 500 metra. Në hyrje, pritjet janë deri në 15 minuta.
Në Jarinjë pritjet në hyrje shkojnë deri në 5 minuta, ndërsa në dalje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 20 minuta, ku raportohet edhe një fluks më i madh me kolonat e mjeteve që shkojnë deri në 60 metra.
Situatë identike si në hyrje, ashtu edhe në dalje raportohet edhe në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa, shkruan Telegrafi, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













