Integrimi
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Në duart e vogëlushëve tuaj ndodhet çelësi për ta zbuluar botën, një botë që nuk fillon me libra të trashë e paragrafe të gjata, por me një fletë. Me ngjyra të ndritshme, figura të dashura dhe forma të njohura, FLETËZA nuk është vetëm një material edukativ është hapi i parë drejt kuptimeve të reja, të shprehurit dhe të dashurisë për fjalët. Është loja që mëson. Është mësimi që argëton. Me çdo kartë që kthehet, një dritare hapet për fëmijën për ta emërtuar realitetin rreth vetes, për ta ndjerë atë dhe për ta kuptuar më mirë veten e tij.
FLETËZA përmban abc-në, numrat, shtazët, frutat dhe perimet, profesionet dhe në fund veprimet më të shpeshta. Ajo është krijuar nga artistë të dalluar figurativë, të këshilluar nga disa prej psikologëve dhe logopedëve me emër në vend.
FLETËZA i dedikohet fëmijëve nga 1 e deri 6 e më shumë vjeç. Kartat janë dizajnuar në letra të qëndrueshme me ilustrime të bukura në të dyjat anët. Materiali i prezentuar në to është qartë i dallueshëm, i lehtë për t’u lexuar, tërheqës në aspektin estetik, krejt këto që t’i ndihmojnë vogëlushët që t’i kuptojnë, identifikojnë dhe memorizojnë konceptet në aspektin vizuel.
Në kuti e FLETËZËS janë GJASHTË kategori, secila në pakon e saj me 20+ karta që paraqesin konceptet themelore të gjuhës, shkrimit, leximit, drejtshkrimit, numrave, formave, ngjyrave, veprimeve, etj.
FLETËZA është dizajnuar që t’ua pasurojë fjalorin fëmijëve dhe t’u ofrojë atyre mjetet e nevojshme për t’i emërtuar objektet dhe për t’i shprehur siç duhet ndjenjat. Ato do t’i inkurajojnë vogëlushët të bisedojnë hapur dhe të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre, shto këtu edhe argëtimin që do ta gjejnë gjatë shfletimit të tyre. Mësimi i fëmijëve për t’i identifikuar, kuptuar dhe trajtuar emocionet në një moshë të re, u ngjiz atyre vlerën e vetëbesimit, frytet e të cilit do t’i vjelin sa është jeta.
FLETËZA është material i përkryer në radhë të parë për prindërit, pastaj për mësuesit dhe profesionistët, pasi që ato ofrojnë mundësi të pafundme të përdorimit.
FLETËZA, PËRDORIMI DHE KONTRIBUIMI I KARTAVE TE FËMIJËT
Pjesa më e madhe e zhvillimit të trurit ndodh në vitet e para të jetës. Meqenëse fëmijëria e hershme është fazë dinamike e zhvillimit, sa më herët që të fillohet të bashkëveprohet me fëmijën aq më i madh do të jetë kontribuimi në zhvillimin e tyre.
Bashkëveprimi me kartat në fëmijërinë e hershme i ndihmon fëmijëve që ta zhvillojnë:
Aspektin gjuhësor: gjuha receptive (njohja e objekteve) dhe ekspresive, fjalori më i pasur, aftësia për të ndërtuar fjali dhe për përshkruar situata.
Aspektin kognitiv (njohjes) dhe sjellor: perceptimi, të kuptuarit, zhvillimi i memories punuese, vëmendjes/përqendrimit dhe aftësitë vetërregulluese.
Përveç aspekteve të lartëpërmendura, bashkëveprimi me karta rrit vetëbesimin, ndihmon për një komunikim më të mirë dhe ndikon pozitivisht në kreativitetin e fëmijëve. Përmes ilustrimeve fëmijët do të ekspozohen ndaj fjalëve të reja, mësojnë të njohin objekte dhe t’i emërtojnë ato në gjuhën shqipe.
FLETËZA – PËRMBAJTJA DHE PJESË TË ILUSTRIMEVE
Në kuti e FLETËZËS janë GJASHTË kategori secila në pakon e saj me përshkrimet si më poshtë:
1. Pakoja “Alfabeti’’ përmban në vete 36 karta.
2. Pakoja “Frutat dhe Perimet’’ 31 karta.
3. Pakoja “Kafshët’’ 37 karta.
4. Pakoja “Numrat’’ 20 karta.
5. Pakoja “Veprimet’’ 24 karta.
6. Pakoja “Profesionet’’ 32 karta.
Gjithsej janë 180 karta në një kuti, të ilustruara dhe të konceptuara në të dyja anët.
Kartat Fletëza mund t’i porositni nga cilido vend që ndodheni në diasporë dhe ato do të dorëzohen në adresën tuaj brenda pak ditësh!
🔗 www.fleteza.com
📸 Instagram: @fleteza_kids
👍 Facebook: Fletëza
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës













