Shqipëria
Flamuri shqiptar në Preshevë e Bujanovc acaron serbët
Ngritja e flamurit të Shqipërisë në komunat e Preshevës dhe Bujanovcit nga kryetarët e tyre, Shqipërim dhe Nagip Arifi, ka ngjallur reagime në mediat serbe.
Novosti në raportimin e saj mbi këtë akt të dy kryetarëve shqiptarë me rastin e Ditës së Flamurit, thekson se ata do të gjobiten në bazë të ligjeve serbe, të cilat ndalojnë vendosjen e stemës apo flamurit të një shteti të huaj në godinat shtetërore të Republikës së Serbisë, përveçse rasteve kur kjo lejohet në bazë të ndonjë traktati ndërkombëtar.
Komuna e Preshevës ngre flamurin kuqezi, kryetari Arifi tregon sa gjobitet nga Serbia për këtë veprim
Diçka të tillë e paralajmëroi ditën e djeshme nga studio e “Ditarit” në A2CNN, kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, duke thënë se pavarësisht gjobave, ai nuk ka ndalur ngritjen e flamurit që kur ka ardhur në krye të këtij institucioni.
“De facto është shkelje e ligjit në Serbi. Çdo vit kemi marrë një gjobë mes 1 mijë e 1500 euro është gjobë personale. Unë dënohem si Shqipërim, jo si kryetar. Përkundrazi është motivacion se ne mbijetojmë në ato troje shqiptare. Qëkur unë jam zgjedhur kryetar i Luginës e kam vendosur flamurin. Ne nuk kemi pse të turpërohemi. Ne na kanë sulmuar, na kanë masakruar, flamuri ynë është paqësor. Nuk kemi hyrë në pronat e huaja në Serbi apo tjetër kund. Ne e bëjmë në mënyrë të hapur. Me siguri ka procedurë derisa të më vijë gjoba, është e pritshme se ligjet i kanë formuar ashtu. Por është dhe mendësi që ekziston në Serbi që i shikon shqiptarët si njerëz të klasës së dytë.”
Ndërkohë, Bujanovačke raporton se flamujt janë ngritur mbrëmjen e së hënës, pak para se dy drejtuesit e të dyja komunave të udhëtonin në drejtim të Tiranës për të festuar festën kombëtare, transmeton a2 përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, ndryshe nga vitet e kaluara kur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi personalisht e vendoste flamurin e Shqipërisë në ballkonin e ndërtesës së komunës, në 111 Vjetorin e Pavarësisë nderin e ka patur Nevzad Lutfiu, ish-këshilltar në Kuvendin Komunal të qytetit.
Për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar, policia prej vitesh ka ngritur kallëzime ndaj krerëve të komunave, zyrtarëve dhe drejtorëve të institucioneve publike, të cilët janë dënuar për shkelje të nenit 41, paragrafi 1, pika 3, të Ligjit për pamjen, përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë.
Ligji parashikon se personi juridik dënohet me gjobë prej 50.000 deri në 500.000 dinarë për kundërvajtjen e kryer.
Sipas ligjit për pakicat kombëtare, komuniteteve u lejohet të përdorin simbole kombëtare, por jo identike me simbolet e shtetit amë.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












