Kosova
Fjalorit të gjuhës shqipe do t’i shtohen edhe 70 mijë fjalë të reja
Fjalorit të gjuhës shqipe do t’i shtohen edhe 70 mijë fjalë të reja e që nuk ishin të përfshira në vitin 1980.
Për hartimin e këtij fjalori janë përfshirë akademikë, gjuhëtarë të njohur nga të gjitha vendet shqipfolëse, përfshirë edhe universitetet e Shqipërisë dhe atë të Prishtinës, raporton Euronews.al,
Ali Jashari, profesor doktor në universitetin e Korçës, ka bërë me dije se ky fjalor do të vijë në ndihmë akademikëve, pedagogëve, përkthyesve, studentëve, gazetarëve dhe gjithë atyre që do të përdorin gjuhën shqipe.
“Vet fjalori është pasuri dhe fjalori me këtë numër fjalësh, kuptimesh e të tjera është një vegël e mjet që do u shërbejë të gjithëve për pasurimin e gjuhës. Përdoruesit e këtij fjalori janë të shumtë, duke filluar me shkencëtarë që merren me hartimin e fjalorëve, leksikografët, përkthyesit, pedagogët, studentët, shkollarët, ata që merren me gjuhën shqipe në shkolla, ata që hartojnë tekste shkollore, gazetarët e të gjithë llojeve mediave të shkruara dhe elektronike që do të kenë në dorë një mjet të fuqishëm për të pasuruar gjuhën shqipe dhe për ta mbajtur ashtu siç është, e bukur e fuqishme, që u përgjigjet gjithë nevojave”, tha Jashari, përcjell albinfo.ch.
Sipas profesorit, ka qenë e domosdoshme të realizohet kjo, për shkak të zbrazëtisë 43 vjeçare.
Profesori tha se fjalori ka 110 mijë fjalë pa llogaritur kuptimet, ka rreth 11 mijë e 500 njësi frazologjike dhe shumë njësi të tjera të ligjërimit.
Ai këto i tha gjatë një takimi që ka pasur në auditorët e universitetin “Fan Noli” të Korçës në ditët kushtuar Kongresit të Drejtshkrimit, shkruan euronews.al.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









