CH-Ballkani
Fischer garanton mbështetje për Kosovën
Këtë mbështetje Fischer ia ka konfirmuar homologes kosovare, presidentes Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në vizitë shtetërore në Austri
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer ka rikonfirmuar mbështetje të plotë për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon shteti më i ri i Evropës, ndërsa ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë mbështetje numri një i shtetit austriak ia ka konfirmuar homologes kosovare, presidentes Atifete Jahjaga. Kjo e fundit po qëndron në vizitë shtetërore në Republikën e Austrisë, me ftesë të presidentit Fischer.
Jahjaga u prit me ceremonitë më të larta shtetërore dhe pati takime me presidentin Fischer dhe me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Austrisë, Barbara Prammer.
Gjatë takimeve u bisedua për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, për zhvillimet në rajon, si dhe theks i veçantë iu kushtua agjendës së integrimeve evropiane për Republikën e Kosovës.
Presidentja Jahjaga mbajti një konferencë për media, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për avancimin e proceseve demokratike në vend si dhe politikave për sundimin e rendit dhe të ligjit.
“Theksuam se është shumë i nevojshëm anëtarësimi i Kosovës në të gjitha forumet, nismat dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, se vetëm kështu vendi ynë mund të japë kontributin e pritur në avancimin e të gjitha proceseve rajonale dhe globale”, tha presidentja Jahjaga .
Ajo tha se Republika e Kosovës tashmë është një realitet i pranuar, është një faktor paqeje dhe stabiliteti, është një vend demokratik i ndërtuar në parimin qytetar, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat e të gjithë njerëzve dhe në të cilin të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare etj.
“E sigurova Presidentin Fischer se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në zhvillimin e proceseve demokratike në stabilitetin ekonomik dhe politik dhe se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, ashtu si edhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, është e vetmja alternativë”, tha ajo.
Sipas saj, në këtë rrugë të gjitha vendet i përmbushin detyrat e shtëpisë vetëm duke zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duke i ndihmuar njëra-tjetrës.
“Ne theksuam se anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian është një sukses i popullit dhe i shtetit kroat, por edhe një sukses i politikës së zgjerimit të BE dhe kjo është një nxitje për të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, deklaroi presidentja kosovare.
Ajo gjatë ditës është takuar edhe me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Austrisë, Barbara Prammer.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












