Lajme
Finlanda mbyll të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë
Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes Rusisë me mbylljen e të gjitha pikëkalimet kufitare për udhëtarët. Për qarkullimin e mallrave lihet i hapur vetëm një pikë kufitare në juglindje të vendit, përcjell albinfo.ch.
Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat përdoren për qarkullimin e pasagjerëve. Në një konferencë shtypi në televizionin finlandez, kryeministri Peteri Orpo tha se me mbylljen e kufirit, qeveria e Helsinkit po reagon ndaj fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë ardhur muajt e fundit në Finlandë nga Rusia. Raja-Jooseppi në Lapland në veri të Rrethit Polar ishte pikëkalimi i fundit që Finlanda kishte lënë hapur pas vendimit të para disa ditëve për të mbyllur disa pika kufitare me Rusinë. Mbyllja e kufirit për kalimin tranzit të pasagjerëve hyn në fuqi të enjten në mbrëmje dhe vlen për të paktën dy javë.
Akuza ndaj Moskës për destabilizim të Finlandës
Helsinki e akuzon Moskën se po përpiqet të destabilizojë Finlandën duke kontrabanduar njerëz. Javët e fundit, trupat kufitare finlandeze kanë regjistruar gjithnjë e më shumë persona që kanë ardhur nga Rusia pa dokumentet e nevojshme dhe kanë bërë kërkes për azil në Finlandë.
Sipas shifrave zyrtare vetëm në nëntor hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë mbi 600 azilkërkues nga vende si Kenia, Maroku, Pakistani, Somalia, Siria dhe Jemeni. Më parë nga kufiri ruso-filnadez hynte mesatarisht më pak se një person në ditë.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, tha: “Ne kemi prova që, ndryshe nga më parë, autoritetet kufitare ruse jo vetëm që i lejojnë personat pa dokumentet e duhura të kalojnë kufirin finlandez, por gjithashtu i ndihmojnë në mënyrë aktive që të vijnë në zonën kufitare”.
Finlanda lë hapur vetëm stacionin kufitar hekurudhor Vainikkala në juglindje të vendit për mundësuar qarkullimin e mallrave.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













