Kinema
Filmi “The Remigrant”, nga Alihajdaraj, u shfaq në New York
Elemente të një familje shqiptare, si migrimi, harmonia, edukimi, janë prezantuar në mbrëmjen e së dielës në “Queens World Film Festival” në New York, nëpërmjet filmit “The Remigrant”, ku ishte edhe në selektim zyrtar.
“The Remigrant” me regji të Astrit Alihajdarajt është shfaqur në Historic Zukor Theatre, film i cili e sjell për herë të parë Alihajdarajn në rolin e regjisorit, pasi që i njëjti para këtij filmi është njohur vetëm për punën e tij si aktor.
“The Remigrant” është filmi, i cili e sjell për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin e njohur Astir Alihajdari. Ky film zgjat 18 minuta dhe flet për shumë tema në të njëjtën kohë. Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, janë disa nga temat që jetësohen përmes aktorëve: Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze Qena.
“The Remigrant” ishte pjesë e edicionit të 15-të të festivalit “Tirana International Film Festival”, ky film ishte prezantuar më 8 dhjetor edhe në “This Human World Film Festival” në Vjenë, sikurse që është prezantuar edhe në disa ngjarje të tjera.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













