Lajme
Fillon shkarkimi i sasisë së dytë të ujërave radioaktive nga Fukushima në oqean
Në Oqeanin Paqësor ka filluar shkarkimi i sasisë së dytë të ujërave radioaktive nga Fukushima, pasi shkarkimi i sasisë së parë përfundoi me sukses, ka njoftuar operatori “Tokyo Electric Power Company Holdings”.
Sipas njoftimit, pompat janë aktivizuar për të holluar ujin radioaktiv me sasi të mëdha të ujit të detit, duke e dërguar ngadalë përzierjen në oqean përmes një tuneli nënujor, shkruan AP.
Shkarkimet e këytre ujërave, të cilat pritet të vazhdojnë për dekada, janë kundërshtuar nga ambientalistët dhe vendet fqinje, përfshirë Korenë e Jugut, ndërsa Kina po ashtu nuk ka importuar më ushqime të detit nga Japonia, duke dëmtuar kështu rëndë prodhuesit dhe eksportuesit japonezë, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, gjatë shkarkimit të dytë, është planifikuar të zbrazen 7800 tonë ujë radioaktiv, përgjatë 17 ditëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













