Kosova
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Hagë, pranë Dhomave të Specializuara ka nisur seanca fillestare ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kohë pesë orë për fjalët hyrëse.
Ndërkohë para trupit gjykues edhe një herë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli janë deklaruar të pafajshëm.
Jakup Krasniqi është shprehur se nuk e kupton se si është përpiluar aktakuza.
“E kam vështirë të kuptoj akuzën e se si është përpiluar, unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë prej pikave. E kuptoj siç është, nuk pajtohem me të sepse nuk mbaj asnjë përgjegjësi për pikat. Jam plotësisht i pafajshëm”, është shprehur Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Rexhep Selimi e Hashim Thaçi po ashtu deklaruan se janë të pafajshëm në pikat e aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
E Kadri Veseli po ashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij me vonesat nga gjykata. “Shpreh pakënaqësinë time me vonesat prej dy vjet e gjysmë, por ju falënderoj. Tërësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Veseli, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











