Kosova
FFK heton pretendimet për kurdisje të ndeshjeve
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një sqarimi ka bërë të ditur se do të trajtojë me seriozitet pretendimet për kurdisjen e një ndeshje mes Mitrovica – EP Hajvalia në kategorinë e femrave.
“Federata e Futbollit e Kosovës së fundi është njoftuar nga mediat rreth pretendimeve për tentim kurdisjen e një ndeshje të mëhershme në futbollin e femrave, ndërmjet dy ekipeve KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.
“Tashmë çështja është adresuar te organet dhe komisionet përkatëse brenda Federatës, të cilat janë duke mbledhur informacionet dhe dokumentacionet e nevojshme lidhur me këtë rast, e të cilat do të shqyrtohen me përpikëri. Gjithashtu, këtë rast e kemi adresuar edhe tek Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive për të proceduar më tutje”, thuhet mes tjerash në sqarim.
FFK siguron që pretendimet dhe dyshimet që lidhen me këtë rast do të trajtohem me seriozitetin më të madh nga organet në aspektin disiplinor, ndërsa në aspektet e tjera do të merren organet shtetërore të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













