E-Diaspora
Festa e pranverës në Renens me valle shqiptare
Shoqata Dona ka për qëllim integrimin dhe aktivitete të ndryshme kulturore artistike
Më 24 mars u mbajt festa e pranverës në Renens, në Kantonin Vaud të Zvicrës. Në këtë festë të madhe morën pjesë shume shoqata të komuniteteve të ndryshme, dhe një publikë shumë i gjerë.
Kësaj feste i është bashkuar edhe shoqata e parë shqiptare e krijuar në Renens. Shoqata Dona u prit shumë mirë nga publiku dhe pati një interesim bukur të gjerë nga pjesëmarrësit. Dona ju shërbeu me disa specialitete tradicionale shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Festën edhe më të leverdishme dhe gazmore e beri shoqata Teuta nga Lozana të cilën e falënderojmë për bashkëpunimin, ku i dha ngjyrë kuqezi festës, me vallëzime të ndryshme tradicionale, ku tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut prezent nga ku u duartrokitën.
Shoqata Dona ka për qëllim integrimin dhe aktivitete të ndryshme kulturore artistike”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Aktiviteti i ardhshëm do të jetë një feste mjaft e popullarizuar në Lozanë e rrethinë, që është Festimix dhe mbahet në Renens.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











