Lajme
“Ferrin” në Tokë e ka shkaktuar dora e njeriut
Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë publikuar një studim duke konfirmuar se valët e të nxehtit ekstrem që po përvëlojnë Europën jugore, Amerikën Veriore dhe disa pjesë të Azisë do të ishin të pamundura pa ndryshimet klimatike.
Ngrohja globale nga djegia e karburanteve fosile ka bërë që Kina, shteti që ndot më shumë të botë, të preket 50 herë më shumë nga kushtet ekstreme të motit. Ndryshimet klimatike bëjnë që vala e të nxehtit në Europën jugore të vijë me temperature 2.5 gradë celsius më të larta, ka zbuluar studimi.
Ekspertët paralajmërojnë se pothuajse të gjitha shoqëritë mbeten të papërgatitura për të nxehtin ekstrem vdekjeprurës. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre theksojnë rëndësinë e përshtatjes së botës ndaj temperaturave më të larta, sepse ato nuk janë më “të rralla”.
Shtetet duhet të ndërtojnë shtëpi rezistente ndaj nxehtësisë, të krijojnë “qendra të freskëta” për njerëzit që të gjejnë strehim dhe të gjejnë mënyra për të freskuar qytetet duke përfshirë mbjelljen e më shumë pemëve, këshillojnë ekspertët. Në korrik, rekordet e temperaturës u thyen në pjesë të Kinës, SHBA-së jugore dhe Spanjës.
Në Europë dhe Amerikë, miliona njerëz kaluan ditë nën alarmin e kuq për nxehtësinë ekstreme. Ekspertët thonë se valët e “ferrit” mund të jetë një kërcënim shumë serioz për jetën, veçanërisht në mesin e të moshuarve.
Sipas një studimi të publikuar nga cnn, më shumë se 61 000 njerëz kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë gjatë vitit të kaluar në Europë. Shkencëtarët paralajmërojnë se kushtet e motit do të bëhen më ekstreme gjatë viteve të ardhshme nëse nuk ndërmerren veprime për të frenuar ndotjen që ndikojnë ndryshimet klimatike.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












