Lajme
FC Liria ngre kupën në Solothurner Cupsieger

Ekipi shqiptar i FC Lirisë është shpallur fitues në Solothurner Cupsieger për të katërtën herë me radhë.
Kjo ishte prej ndeshjeve me spektakulare të ekipit që luajti para 3 mijë shikuesve në Balsthaler Moos.
FC Iliria kishte triumfuar në Mal Solothurner Cupsieger në vitet 2016, 2019 dhe më 2021, para suksesit të fundit që e arriti në futbollin zviceran, shkruan mediumi zviceran “solothurnerzeitung”, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni Alban Jahiu që e udhëhoqi ekipin për të katërtën herë drejt triumfi e ngriti edhe kupën e fituesit.
Trajneri Vilson Dedaj është shprehur tejet i lumtur që ekipit iu shpërblye puna, djersa, mundi dhe sakrifica e bërë. “Është shumë e vështirë t’i shprehësh emocionet me fjalë. Është një përzierje e lehtësimit, e lumturisë dhe e e krenarisë së madhe. Jam krenar me paraqitjen e lojtarëve të mi dhe jam krenar që mund ta drejtoj këtë ekip”, tha trajneri i ekipit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
Tutje, ai ka përshkruar edhe fitoren që shënoi ekipi nën drejtimin e tij.
“Ne e merituam fitoren. U rikthyem nga 0:2 dhe më pas në vazhdime nga 4:5. Gjuajtjet e penalltive janë punë fati. Por, ‘Tritti’ u shfaq në mënyrë sensacionale me pritjet e tij”, u shpreh Dedaj duke ia atribuuar një pjesë të suksesit të skuadrës, portierit Nicola Trittibach, i cili ishte hero i finales me tri pritje të penalltive.
Prezent në këtë ndeshje me plot emocione ishte edhe babai i Granit e Taulant Xhakës, Ragip Xhaka.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri Një aeroplan i vogël u rrëzua dhe u përfshi nga flakët të shtunën në orët e...
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime