Futboll
FC Kosova Zürich, fitore 4:0 kundër FC Solothurn
Raport nga ndeshja e luajtur më 7 nëntor 2021 - FC Kosova Zurich kundër FC Solothurn, rezultati 4: 0
Ditët po bëhen më të shkurtra dhe netët më të ftohta! Megjithatë, ndeshjet do të jenë emocionuese dhe për çdo pikë duhet luftuar fort.
Dueli i drejtpërdrejtë kundër FC Solothurn premtoi të ishte emocionues. Të dyja skuadrat kishin “për detyrë” të fitonin, gjë që u pa në 10-15 minutat e para.
Kundërshtari nga Solothurni luajti me presion të lartë dhe qëndroi mirë. Fillimisht ne (FC Kosova) duhej të kuptonim se si luanin kundërshtarët dhe çfarë donin të bënin. Ne pastaj ja dolëm ta kundërshtonim shumë mirë dhe të luanim lojën tonë!
Në fillim kishim rastet vetëm përmes kornerëve. Falë goditjes së tretë nga këndi, të realizuar nga Jeton Dushi, kapiteni ynë Rinor Avdili arritu të kalojë FC Kosovën në epërsi, falë goditjes me kokë. 1-0 për FC Kosovën.
Deri në fund të pjesës së parë ishte një lojë e mirë dhe e ndershme që ne e dominuam në të shumtën e kohës. Në pjesën e parë të lojës arritëm të bindim me kompaktësi dhe kundërshtari pati mbase vetëm dy raste të mira për të gjuajtur në portë, por Arianit Lazraj ishte gjithmonë gjakftohtë dhe mbajti pa problem ekipin në lojë.
Ne e dinim se duhej patjetër të kërkonim golin e dytë në mënyrë që të vazhdonim të shpërblenim performancën tonë të mirë ekipore. Kundërshtari deri atëherë ishte skuadra me më pak gola të pësuar në kampionat dhe me të drejtë.
Falë kondicionit të lojtarëve tanë ne mundëm të mbizotërojmë në shumë duele vrapimi, kështu që në një moment kundërshtari u thye dhe ne patëm shumë raste. Megjithatë, vetëm në minutën e 79-të Labinot Osmani mundi të rrisë rezultauin në 2-0 dhe të vendosë ndeshjen për ne.
Ishte mbresëlënëse se si ne po shpërthenim nga entuziazmi dhe kështu erdhi goli i tretë i merituar nga Ruhan Foniqi. Por ne nuk u vetëkënaqëm dhe vazhduam të bënim vrapimet tona në thellësi dhe të fitonim duelet tona 1-1.
Max Mocanu u ndal vetëm në zonën e rreptësisë nga një faull. Dhe, të gjithë në ekipin tonë u japin të gjithëve mundësinë për të shënuar penalltinë! Skuadra vendosi që 19-vjeçari Bujar Ajeti të të gjuante, për të vlerësuar paraqitjen e tij të mirë. Ai arriti të dëshmonte suksesin e paraqitjes së tij me golin e tij. Kështu, rezultati tashmë ishte 4-0!
Loja në përgjithësi ishte e mirë dhe ne mundëm të dëshmojmë se me një paraqitje pozitive të ekipit mund të shkruajmë rezultate pozitive. Kështu, ne presim me padurim ndeshjen e radhës në shtëpi kundër FC Höngg, të dielën e ardhshme!
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës














