Kosova
Familja nis peticion për lirimin e Sadik Durakut, i arrestuar nga Serbia
“Lironi Sadik Durakun nga burgimi i paligjshëm”, është thirrja e peticionit që ka nisur familja e kosovarit që u arrestua të mërkurën nga autoritetet serbe në vendkalimin kufirar Kroaci-Serbi, në Batrovci.
Durakut, i cili jetonte në Brighton dhe ka nënshtetësi britanike, një gjykatë serbe ia caktoi një muaji paraburgim për dyshimet se “ka kryer krime lufte”.
Suzana Duraku, vajza e tij, në peticionin e nisur ka kërkuar ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për lirimin e babait të saj, raporton Gazeta Express.
“Ai mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ka kryer krime lufte gjatë kohës së supozuar në vitin 1999”, shkruhet në peticion, ku thuhet se ai në në vitin 1998 së bashku me familjen kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar.
“Procesi i azilit do të thotë se ne nuk mund të largoheshim nga MB deri në vitin 2004”, shkruan vajza.
Për Sadik Durakun, vajza e tij thotë se është “i sëmurë me sëmundje të zemrës”.
“Ai pati një sulm në zemër në vitin 2021 dhe pësoi një arrest kardiak. Edhe sot e kësaj dite, ai vuan nga ky sulm në zemër dhe ka një valvul që rrjedh dhe presion të lartë të gjakut. Shqetësohemi se stresi dhe kushtet do ta përkeqësojnë gjendjen e tij”, shkruan familja në peticionin e nisur.
Familja është e frikësuar se çfarë do të ndodhë me familjarin e tyre, ndërsa kërkon të ushtrohet presion mbi qeverinë që “të ndërhyjë për të garantuar sigurinë e tij gjatë kohës që ai është dhe të ndihmojë për ta sjellë atë në shtëpi”.
“Nënshkruajeni këtë peticion. Ndani thirrjen tonë në qarqet dhe platformat tuaja sociale, duke etiketuar Peter Kyle, Ambasadën Britanike dhe Zyrën e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Çdo nënshkrim dhe pak ndërgjegjësim që mund ta ngremë ndihmon”, shkruan ndër tjerash familja e tij.
Në orët e para të së mërkurës Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë. /Gazeta Express
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












