Kosova
Familja e policit të vrarë: Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri
Mëngjesin e sotëm, si pasojë e një sulmi në veri të Kosovës, një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Familjarët e policit të vrarë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kanë shkruar se ai u vra derisa ndodhej në detyrë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, përcjell albinfo.ch.
“TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.
Të nderuar miq,
Të dashur familjarë,
Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë. Familjari ynë AFRIM BUNJAKU, toger në Policinë e Kosovës, është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.
E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











