Lajme
Facebook po krijon versionin e ri të Instagramit
Duket se rrjeti social Facebook po krijon një version të platformës së tij të famshme të mediave sociale Instagram, për fëmijët nën 13 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Instagrami i ri do të krijohet në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt ndërsa përdorin platformën.
Një zëdhënës i Facebook tha për “The Guardian” se kompania po eksploronte një version të Instagram të kontrolluar nga prindërit, i ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids që është për fëmijë midis 6 dhe 12 vjeç.
Kompania gjithashtu njoftoi planet për të hapur karakteristika të reja të sigurisë, duke përfshirë parandalimin e të rriturve të dërgojnë mesazhe dhe njoftime te fëmijët nën 18-vjeç që nuk i ndjekin ato. Adoleshentët gjithashtu do të inkurajohen të lënë profilet e tyre private në pikën e regjistrimit. Një studim i përdorimit të internetit nga adoleshentët australianë, botuar nga komisioneri australian Safety në shkurt zbuloi se 57% e adoleshentëve përdorin Instagramin, ndërsa 30% raportuan se ishin kontaktuar nga një i huaj dhe 20% raportuan se u ishin dërguar përmbajtje të papërshtatshme dhe të padëshirueshme në rrjetet sociale që ata përdornin./abcnews.al
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë










