Lajme
Evropa testoi me sukses projektin e sinjalit 5G nga hapësira
Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe operatori satelitor Telesat ishin të parët në botë që testuan një lidhje 5G që lidhte drejtpërdrejt një satelit komunikimi në orbitë të ulët me transmetuesit në tokë.
Laboratori i Teknologjive të Komunikimit 5G dhe 6G i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, i vendosur në Qendrën Evropiane të Kërkimit dhe Teknologjisë në Hapësirë (ESTEC) në Holandë, ka lidhur me sukses një lidhje 5G me satelitin LEO 3 të operuar nga Telesat, një operator satelitor global.
Duke përdorur teknologjinë 5G të Amarisoft, ekipi krijoi dhe mbajti një lidhje të qëndrueshme me satelitin ndërsa lëvizte nëpër qiell, nga pak mbi horizont në lartësinë më të madhe prej 38 gradë dhe u kthye poshtë drejt horizontit.
5G NTN
Eksperimente të ngjashme janë kryer më parë me satelitët në orbita gjeostacionare, por ky test është zbatimi i parë i suksesshëm i teknologjisë 5G Jo-Terrestrial Network (NTN) me një satelit në orbitë të ulët, i cili lëviz dukshëm më shpejt se përdoruesit në Tokë. Lidhja është bërë në zonën e frekuencës së njohur si Ka-band dhe ESA thotë se është një hap shumë i rëndësishëm drejt përdorimit të lehtë të rrjeteve satelitore 5G me telefon.
Kjo arritje hap mundësi komunikimi të paarritshme më parë, duke pasur parasysh se satelitët në orbitë të ulët, të kombinuar me teknologjinë e standardizuar 5G, tani mund të mbështesin shërbime që kërkojnë lidhje të dyanshme në kohë reale.
Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, teknologjia e testuar mund të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë në situata emergjente, të ofrojmë kujdes shëndetësor në zonat rurale ose mënyrën se si zhvillohet biznesi në të gjithë botën, në pjesë të largëta të globit.
Shembuj të përdorimit të kësaj metode të telekomunikacionit përfshijnë automjete autonome, kryerjen e procedurave mjekësore në distancë, madje edhe lidhjen e aroplanëve të pasagjerëve drejtpërdrejt me 5G, e cila mund të sigurojë qasje në internet për pasagjerët në çdo pjesë të botës.
Një nga risitë e rëndësishme në këtë projekt është fakti se ai është realizuar në bazë të standardeve të hapura, të përcaktuara nga organizata ndërkombëtare e standardizimit të telekomunikacionit 3GPP. Kjo do të thotë se në të ardhmen, pajisjet celulare mund të lidhen drejtpërdrejt me satelitët, duke ulur potencialisht koston dhe kompleksitetin e infrastrukturës tokësore dhe duke rritur ndërlidhjen midis ofruesve të ndryshëm të shërbimeve.
Në teori, teknologjia mundëson kalimin e qetë dhe pa probleme midis rrjeteve tokësore dhe satelitëve, duke siguruar mbulim të vazhdueshëm – qoftë në qendër të një qyteti ose, për shembull, në një mal të largët.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










