Lajme
Evropa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim
Gjermanët dhe austriakët do të presin deri në mesnatën e së hënës para se të jenë në gjendje të marrin rrugën, hekurudhat ose ajrin drejt pjesës tjetër të Evropës
Pas tre muajve izolim brenda kufijve kombëtarë, evropianët do të kenë mundësi prej sot të udhëtojnë më lehtë nga një vend në tjetrin, për shkak të rënies së pandemisë së koronavirusit të ri, përcjell albinfo.ch.
Nga dita e sotme, 15 qershor, kufijtë e brendshëm të BE-së do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet joanëtare të BE-së, ato të Ballkanit?
Italia e dha sinjalin e saj më 3 qershor, duke u rihapur për të gjithë udhëtarët… edhe pse shumica e shteteve vazhdojnë të mbajnë kufizimet me këtë vend që ka qenë një prej vatrave të pandemisë në Evropë.
Vend tjetër që po përpiqet të shpëtojë sezonin turistik, Kroacia, rihapi kufijtë që prej të enjtes ashtu si Polonia, e aksesueshme për të gjithë qytetarët evropianë duke nisur nga sot.
Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE-së dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.
Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.
Belgjika, Franca, Greqia rivendosin sot qarkullimin e lirë me të gjitha vendet e kontinentit. Athina, ekonomia e të cilës varet në pjesën më të madhe nga turizmi, shkon edhe më tej, duke ftuar udhëtarët nga disa rajone jashtë BE-së si Australia, Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina.
Gjermanët dhe austriakët do të presin deri në mesnatën e së hënës para se të jenë në gjendje të marrin rrugën, hekurudhat ose ajrin drejt pjesës tjetër të Evropës.
Ndër vendet që do të heqin kontrollet e tyre, ose e kanë bërë tashmë, shumë prej tyre si Hungaria, Bullgaria, Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Letonia … vazhdojnë të ruajnë kufizimet për udhëtarët nga destinacionet evropiane ku shkalla e infeksionit konsiderohet ende shumë e lartë.
Çdo vend ka përpiluar listën e tij të zonave të rrezikut. Suedia dhe Britania e Madhe përfshihen gjithashtu. Kësaj liste i shtohen shpesh edhe Spanja dhe Portugalia. Ndonjëherë Holanda, Belgjika, Franca. Ose udhëtimi drejt ose nga këto destinacione do të jetë i ndaluar, ose do të kërkohet një test i depistimit negativ me COVID-19 ose izolim 14-ditor.
Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.
Polonia
Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.
Gjermania
Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.
Franca
Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.
Çekia
Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.
Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?