Lajme
Evropa regjistron 100,000 raste ditore me koronavirus për herë të parë
Evropa tejkaloi 100,000 raste me COVID-19 për herë të parë të enjten, pasi vende të tilla, si Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar, nuk patën ulje në numrin e infeksioneve çdo ditë në pesë ditët e fundit.
Rastet në gjithë Evropën janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë javës së kaluar edhe kur infeksionet e reja në vendet më të prekura, si India dhe Brazili, kanë treguar shenja të ngadalësimit.
Epiqendra e shpërthimit në rajonin evropian është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, Rusi, Spanjë dhe Francë, të cilat kanë raportuar të paktën mbi 10,000 raste secila në tre ditët e fundit.
Rusia raportoi rastet e saj më të larta ditore të koronavirusit që nga rekordi i fundit në maj të premten, duke bërë që autoritetet e Moskës të mendojnë për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 17,000 raste të enjten.
Shumë pjesë të Anglisë veriore, Uellsit dhe Skocisë, kanë futur kufizime më të ashpra në ndërveprimin shoqëror në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Të enjten, kur rastet e raportuara ditore shkelnin 100,000, Evropa Lindore ishte rajoni më i prekur me mbi 33,600 raste të raportuara ditore. Midis 10 vendeve në rajon, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe Republikën Çeke, tetë raportuan rritje rekord në raste gjatë javës së kaluar, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













