Lajme

Evropa planifikon të blejë naftë nga Abu Dhabi për të zëvendësuar lëndët e para ruse

Kompania franceze “TotalEnergies” ka paracaktuar për dërgesë një cisternë nafte nga Abu Dhabi në fillim të majit.

Vendimi është marrë në sfondin e luftës dhe sanksioneve kundër Federatës Ruse, raporton Reuters.

Divizioni i transportit të “TotalEnergies” mori me qira tankerin SUezmax Moscow Spirit.
Ajo do të dërgojë 1 milion fuçi naftë bruto nga porti Jebel Dann në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Mbretërisë së Bashkuar më 1-3 maj.
Hera e fundit që një dërgesë e tillë nga Abu Dhabi vinte drejt Evropës ishte në maj të vitit 2020 në Itali.

Sipas parashikimeve, në muajt e ardhshëm, Evropa do të marrë cisterna të reja të naftës bruto nga Abu Dhabi për të kompensuar braktisjen e naftës ruse.