Lajme
Evropa përjetoi verën më të nxehtë që nga 1979
Vera e kaluar ishte më e nxehta në Evropë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1979, sipas vlerësimeve të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së “Copernicus”.
“Në shumë vende, valët e të nxehtit të kombinuara me pak shi shkaktuan thatësira, duke çuar në probleme në bujqësi, transport dhe sektorin e energjisë”, sipas raportit.
Për më tepër, thatësira ekstreme rriti rrezikun e zjarreve, dhe kjo është arsyeja pse vera e kaluar u vlerësua të ketë pasur emetimet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Zjarret u raportuan në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe.
“Viti i kaluar ishte një tjetër vit i ekstremeve klimatike në Evropë dhe globalisht”, tha zëvendësdrejtoresha e “Copernicus”, Samantha Burgess, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Për të shmangur pasojat më të këqija të krizës, emetimet duhet të reduktohen urgjentisht dhe shoqëria duhet të përshtatet më shumë ndaj motit ekstrem dhe ngjarjeve të lidhura me klimën”, tha Burgess.
Shërbimi i BE-së vlerëson se temperaturat në Evropë janë rritur dy herë më shumë se mesatarja globale, gjatë 30 vjetëve të fundit dhe se Evropa po ngrohet më shumë se çdo kontinent.
Në nivel global, viti 2022 ishte viti i pestë më i ngrohtë i regjistruar dhe tetë vjetët e fundit kanë qenë më të ngrohtat.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











