Lajme
Evropa Jugore dhe Ballkani, në alarm nga temperaturat e larta që arritën rekorde
Nga Italia, në Greqi, Kroaci dhe Rumani i nxehti ekstrem po pjek Evropën Jugore dhe Ballkanin, ku ka shkaktuar zjarre dhe konsum rekord të energjisë. Ministria italiane e Shëndetësisë vendosi 12 qytete nën alarmin e kuq, nga Trieste në Romë, për shkak të vapës përvëluese.
Temperaturat i kanë tejkaluar 40 gradë dhe e keqja thuhet se nuk ka ardhur ende. Aktivizimi i nivelit më të lartë të alarmit nënkupton se të moshuarit dhe fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve më të nxehta të ditës, të shmangin aktivitetet jashtë dhe ushqimet e rënda.
Kroacia raportoi temperaturat më të larta ndonjëherë të detit Adriatik, me termometrin që shënoi 30 gradë Celsius pranë qytetit të gurtë të Dubrovnikut.
Në Serbi kompania energjetike raportoi konsum rekord të energjisë të martën për shkak të përdorimit të kondicionerëve.
Nxehtësia e madhe ka çuar në tharjen e liqenit të kripës Rusanda, në rajonin perëndimor të Vojvodinës. Deri në 42 gradë kanë arritur temperaturat edhe në Maqedoninë e Veriut, ku rreth 200 vatra zjarri po digjen që prej fillimit të muajit. Në Greqi autoritetet po ofrojnë hapësira me ajër të kondicionuar për publikun.
Disa lloje të punës jashtë të tilla, si puna e krahut apo shpërndarja dhe ndërtimi, janë ndaluar gjatë orëve të pikut. Monumenti kryesor i qytetit, Akropoli, u mbyll përkohësisht të mërkurën nga ora 12 deri 17 të pasdites.
Shërbimi meteorologjik kombëtar në Spanjë paralajmëroi se temperaturat gjatë ditëve në vazhdim mund të arrijnë në 44 gradë. Gjermania ka raportuar qindra shtrime në spital për shkak të vapës, ndërsa Parisi që do të presë edhe Lojëra Olimpike më vonë gjatë muajit, është kursyer deri më tani nga vala e të nxehtit.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













