Lajme
Evropa digjitalizon kartën verdhë të vaksinimit
Komisioni Evropian ka konfirmuar planet për të digjiitalizuar kartën e verdhë të vaksinimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
”Kjo do të ishte pjesë e një rrjeti global të certifikimit të shëndetit dixhital të OBSH-së bazuar në të dhënat e vaksinimit dixhital të BE-së nga koronavirudi”, thanë eurokomisionerët për Drejtësi, Didier Reynders dhe Shëndet, Stella Kyriakides.
Në një letër drejtuar politikanit demokrato-kristian të Gjermanisë, Peter Liese, ata shpjeguan më tej se zgjidhja e parashikuar nuk do të kufizohet vetëm në vaksinimet kundër Covid-19 ose sëmundjeve të tjera individuale, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Brukseli dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftuan një partneritet në shëndetin digjital në qershor.
”OBSH po prezanton rrjetin e certifikimit për të forcuar gatishmërinë globale kundër kërcënimeve në rritje ndaj shëndetit”, tha Komisioni Evropian.
Për ta bërë këtë, OBSH duhet të miratojë sistemin pas certifikatave të BE-së për vaksinimin ose rikuperimin, duke përfshirë parimet dhe teknologjinë e tij.
”Pra, nëse shfaqet një kërcënim i ri shëndetësor, ne do të jemi në gjendje të përgjigjemi më shpejt”, shkruajnë komisionerët.
Liese mendon se digjitalizimi i kartës së vaksinimit është gjëja e duhur.
“E keni gjithmonë në celular”, tha ai.
“Gjithashtu për pandemitë e tjera të mundshme, një infrastrukturë e krijuar është një avantazh i madh”, shtoi Liese.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












