Lajme
Eurozona regjistron suficitin e parë tregtar në 17 muaj
Bilanci tregtar i Eurozonës shënoi suficit prej 4.6 miliardë eurosh në muajin shkurt.
Siç njofton Zyra evropiane e Statistikave, vendet e kësaj zone kanë dalë nga deficiti për herë të parë në rreth një vit e gjysmë.
“Eurozona për herë të parë që nga shtatori 2021 regjistroi tepricë prej 4.6 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës në shkurt 2023, krahasuar me deficit prej 9.4 miliardë euro në shkurt 2022”, njofton Eurostat.
Eksportet e mallrave të Eurozonës në pjesën tjetër të botës u rritën 7.6 për qind në bazë vjetore në 232.7 miliardë euro në shkurt, ndërsa importet u rritën me 1.1 për qind në 228.1 miliardë euro.
Tregtia brenda Eurozonës arriti në 224.4 miliardë euro në shkurt, 8 për qind më shumë se një vit më parë.
Vendet e Bashkimit Evropian panë një suficit tregtar për herë të parë që nga qershori 2021, duke arritur në 4.8 miliardë euro në shkurt.
Vlerësimi i parë për eksportet e mallrave jashtë BE-së ishte 207.7 miliardë euro, duke u rritur me 8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa importet nga pjesa tjetër e botës mbetën në 202.9 miliardë euro, me një rënie prej 2.8 për qind.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair











