Muzikë
Eurovision 2026: 35 vende të konfirmuara, debat për pjesëmarrjen e Izraelit
Vjena do të presë për herë të tretë Festivalin e Këngës “Eurovizion” më 16 maj 2026, ku do të marrin pjesë 35 vende, njoftoi Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU). Ky edicion vjen pas disa polemikash për shkak të pranimit të Izraelit në garë, pavarësisht thirrjeve për përjashtimin e tij për shkak të operacioneve ushtarake në Gaza.
Si rezultat, disa transmetues, përfshirë ata nga Spanja, Holanda, Irlanda, Sllovenia dhe Islanda, kanë vendosur të bojkotojnë festivalin e ardhshëm. Ndërkohë, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia do të rikthehen në garë pas disa vitesh mungese.
Eurovizioni, i njohur si konkursi më i madh muzikor në botë, ka qenë në qendër të diskutimeve javët e fundit. Fituesi i edicionit 2024, artisti zviceran Nemo, deklaroi se do të dorëzonte trofeun në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Izraelit.
Festivali do të zhvillohet në Vjenë, qytet që më parë ka mirëpritur konkursin në vitet 1967 dhe 2015, duke rikthyer kështu qytetin si një nga qendrat kryesore evropiane të muzikës dhe argëtimit.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










