Lajme
Europa dhe Azia Qendrore, edhe një herë epiqendra e pandemisë Covid-19
Europa dhe Azia Qendrore janë edhe një herë epiqendra e pandemisë së Covid-19, me rreth 500 mijë vdekje të tjera që pritet të shënohen deri më 1 shkurt.
Paralajmërimi i zymtë vjen nga drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge. Rastet e reja u rritën 55 për qind gjatë 4 javëve të fundit, sipas Kluge, për shkak të nivelit të ulët të vaksinimit dhe mungesës së masave mbrojtëse. 59 për qind e infektimeve globale dhe 48 për qind e vdekjeve të raportuara janë pikërisht nga Europa dhe Azia Qendrore.
“Niveli aktual i transmetimit në 53 vende europiane është tejet shqetësues dhe rastet e reja po arrijnë nivele rekord të nxitura edhe nga varianti më i transmetueshëm i virusit, Delta. Duhet të ndryshojmë taktikat tona; nga reagimi ndaj shpërthimit të rasteve, te parandalimi i tyre”, tha Hans Kluge.
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare














