Lajme
Euronews: Shqiptari që synon Formula 1, kampion në botën e automobilizmit
Një vit më parë fitoi kampionatin e Formula 4
Është bërë e ditur se shkupjani Lirim Zendeli synon të bëhet shqiptari i parë që ngjitet në piedestalet e Formula 1. Thuhet se këtë sezon Zendeli garon në Formula 3, pasi në moshën 19-vjeçare, një vit më parë fitoi kampionatin e Formula 4, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.
“E shoh veten si kampion në Formula 3, por edhe në Formula 1. Besoj se me përkrahjen e duhur kjo është e mundur të arrihet. Do ishte shumë mirë që të jem shqiptari i parë që do të arrij këtë”, është shprehur ai për Euronews.
Po ashtu, Zendeli tregon se këtë sport e filloi si hobi në Gjermani, në moshën 10-vjeçare. Rastësisht ai është stërvitur në një klub privat të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher dhe trajnerët dalluan shumë shpejt talentin e tij.
“Kam filluar në ekipin e Michael Schumacher, 4 vjet në karting. Kam fituar kampionate të Gjermanisë, gara në botë. Hap pas hapi arritëm në F4, ku fituam kampionatin, dhe tani në F3”, tha Zendeli.
Nga ana tjetër, sponsori dhe menaxheri i tij, Sali Ajdini, një tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut që jeton në Gjermani, thotë se synimi kryesor i këtij sezoni është titulli kampion në Formula 3.
“Shkalla e dytë është Formula 1. Kemi për të hipur edhe një shkallë dhe të fillojmë kontratat me Formula 1. Lirimi është shumë i vendosur. Ai dëshiron që ta arrijë qëllimin. Ëndrrën që ka, me mbështetjen që ka, do ta ketë më të lehtë për ta arritur”, shprehet Ajdini.
Vlen të theksohet se Lirim Zendeli për momentin është në bisedime për të firmosur me skuadër të re në Formula 3. Por emrin e klubit e mban të fshehtë deri sa të formalizohen kontratat. /Albinfo.ch





Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












