Kosova
Euro nis ta fitojë ‘luftën’ ndaj dollarit
Raportohet se Euro u hodh për një kohë të shkurtër në nivelin më të lartë në gjashtë muaj kundrejt dollarit sot, pasi Banka Qendrore Evropiane (ECB) njoftoi rritje të mëtejshme të normave bazë të interesit për të zbutur inflacionin, por më vonë u tërhoq paksa, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ECB rriti sot normat e interesit me 50 pikë bazë, rritja e katërt radhazi, ndonëse më pak se në dy mbledhjet e mëparshme dhe tha se do të vazhdojë të rrisë normat si pjesë e luftës kundër inflacionit të lartë.
Vlen të theksohet se euro fillimisht iu përgjigj njoftimit të ECB-së duke u rritur në 1,0737 dollarë, niveli më i lartë që nga 9 qershori, por më vonë ra në 1,0642 dollarë, duke rënë 0,38 për qind në ditë.
Indeksi i dollarit ndaj një shporte prej gjashtë monedhash kryesore u forcua me 0.70 për qind krahasuar me të mërkurën, në 104.37 pikë.
Funta britanike ra kundrejt monedhës amerikane, pasi Banka e Anglisë ngriti normën bazë të interesit nga 3.0 në 3.5 për qind dhe sinjalizoi se rritje të mëtejshme ishin shumë të mundshme. Sipas të dhënave të fundit, funta u ul me 1.49 për qind në 1.2243 dollarë.
Krona norvegjeze gjithashtu u dobësua pasi Banka Qendrore e vendit ngriti sot normën e saj bazë me 25 pikë bazë në nivelin më të lartë të 13 vjetëve prej 2.75 për qind dhe njoftoi se kishte “më shumë gjasa” ta rriste atë më tej në tremujorin e parë të 2023, ndërsa inflacioni mbetet shumë mbi objektivat. Dollari u forcua me 1.07 për qind kundrejt monedhës norvegjeze në 9.8570 kruna.
Tendenca rënëse nuk e anashkaloi edhe frangun zviceran, i cili rrëshqiti në 1.08 dollarë, pas deklaratës së presidentit të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB), Thomas Jordan, se është shumë herët për të shpallur “fundin” e periudhës së inflacionit të lartë.
Sot, për të tretën herë radhazi, SNB rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë në 1 për qind dhe la të kuptohet për rritje të mundshme të mëtejshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













