E-Diaspora
“I etur për kulturë”, publiku i kënaqur me “Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër”
Këto aktivitete “pa valle” u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të Qendrës Kulturore në Cyrih, i cili solli një format të ri të organizimit kulturor në Zvicër
Si duket nuk mungon publiku shqiptar nëpër shfaqje teatrale dhe ekspozita nëpër Zvicër, por ndoshta mungojnë shfaqjet dhe organizimet e këtilla të mirëfillta kulturore.
Se shqiptarët e Zvicrës janë të etur për kulturë të mirëfilltë, ka treguar edhe manifestimi “Ditët e Kulturës Shqiptare në diasporë”, i cili u mbajt për tri ditë, në tri qytete zvicerane.
Këto aktivitete “pa valle” u përcollën nga një numër i madh i bashkatdhetarëve, të cilët u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të Qendrës Kulturore në Cyrih, i cili solli një format të ri të organizimit kulturor në Zvicër.
“Diaspora për diasporën” ishte motoja e këtij aktivetit, tha për albinfo.ch Ridvan Murati, i cili udhëheq me Qendrën Kulturore në Cyrih duke aluduar në programin që ishte përgatitur kryesisht nga artistë shqiptarë që veprojnë në Zvicër.
“Ne u kemi dhënë shansin artistëve të rinj të këtushëm. Ne kemi treguar se kemi artistë ende të pazbuluar dhe se shqiptarët kanë nevojë edhe për një shfaqje edhe për një ekspozitë nga piktorët e fotografët që janë të shumtë”, tha Murati.
Aktivitetet me një format të këtillë kanë marrë mbështetjen edhe të Ministrisë kosovare së Diasporës.
Një premtim e ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Faruk Nura, i cili ishte i pranishëm edhe në Winterthur.
Aq sa ishte komike aq ishte e dhimbshme shfaqja “Stacioni 17b” me regji të Ben Apollonit, e cila u shfaq në tri qytete në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare në Zvicër”.
Përmes komedisë paraqitet edhe gjendja jo e mirë në vendin prej nga vijnë aktorët e kësja shfaqje.
Gjendja e vështirë ekonomike ka detyruar mijëra kosovarë të braktisin vendin, një realitet i hidhur ky edhe i aktorëve kosovarë që pasqyrohet në këtë skenë teatri të cilët e sollën aktorët Fikrim Morina, Avdi Amidi , Dan Morina, Veli Berisha dhe Yllka Zuzaku.
Risi e festave të nëntorit ishte edhe Kori i grave “Lyra” nga Cyrihu, i cili ka argëtuar të pranishmit me disa këngë në frymën e melosit popullor dhe këngë të vjetra qytetare.
Kori ka marrë vlerësim pozitiv me paraqitjen e tij, ofertë artistike që nuk ka qenë e pranishme deri tash në organizimet kulturore shqiptare të Zvicrës.
Me këngët e tyre ka kënduar i gjithë publiku i mbledhur në sallën e teatrit të Winterthurit, në të cilin mezi gjetën vend bashkatdhetarët e mbledhur.
Befasi e këtij aktiviteti kulturor ishte edhe Leardi, një i ri shqiptar nga Kosova, i cili këndon më mirë “Jodel” (këngë folklorike baritore zvicerane, diçka e krahasueshme me këngë maje krahu ose këngë me guisht në fyt, nga tradita baritore shqiptare) sesa zviceranët.
Leard Demiri ka performuar me kitarë edhe disa këngë shqipe.
Performuan edhe këngëtaret e reja Lirona Sadriu dhe Flutur Bytyqi, si dhe Rafael Lishi.
Të pranishmit u shprehën në mënyrë shumë pozitive për këtë projekt të Qendrës Kulturore në Cyrih
Politikani shqiptaro-zviceran, Blerim Bunjaku ishte i befasuar nga shfaqja, pritja dhe atmosfera.
“E kam ndier veten më krenar që jam shqiptar. Dëshira ime është të kemi më shumë kësi lloj shfaqjesh teatrale profesionale”, tha për albinfo.ch Blerim Bunjaku.
Aktivitete të këtilla kanë munguar thotë Shpend Limoni. Sipas tij duhet t’u jepet shansi artistëve të rinjve ngase këta të vjetrit tashmë i njohin të gjithë.
“Ju lumtë për frymën që keni sjell në mesin tonë! Jemi ndjerë si në midis t’Prishtinës!», tha nga ana tjetër Sadije Kërçeli.
“Ditët e Kulturës Shqiptare në Zvicër” janë një organizim i Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, që vepron në kuadrin e Ministrisë së Diasporës. Ndihmesën e tyre për këtë aktivitet e kanë dhënë edhe: Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, platforma albinfo.ch, Komuniteti Shqiptar në Gjenevë dhe SwisskosArt.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja