Lajme
Erdogan: Zgjedhjet e marsit, të fundit për mua
Presidenti turk, Tajip Erdogan, ka thënë se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të ishin zgjedhjet e fundit ku ai do të marrë pjesë. Lajmi është bërë i ditur të premten nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, përcjell albinfo.ch.
Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada. Një fitues i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara ashpër në maj 2023.
“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji, kjo është zgjedhja ime e fundit”, tha Erdogan. “Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai nga Anadolu.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë