Lajme
Erdogan planifikon të cenzurojë mediat sociale
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i përshkroi mediat sociale një nga kërcënimet kryesore për demokracinë.
Qeveria e Erdoganit planifikon të miratojë legjislacionin për të kriminalizuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara do të forcojnë kufizimet në lirinë e fjalës.
“Mediat sociale, të cilat u përshkruan si simbol i lirisë kur u shfaqën për herë të parë, janë kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit për demokracinë e sotme”, tha Erdogan në një video-mesazh.
Turqia miratoi një ligj vitin e kaluar ku kërkon që platformat e mediave sociale që kanë më shumë se 1 milion përdorues të kenë një përfaqësues ligjor dhe të ruajnë të dhëna në vend. Kompanitë e mëdha të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, YouTube dhe Twitter, kanë krijuar zyra të tilla në Turqi. Legjislacioni i ri do ta bënte përhapjen e veprave penale të “dezinformimit” dhe “lajmeve të rreme” të dënueshme deri në pesë vjet burg.
Ai gjithashtu do të krijojë një rregullator të mediave sociale.
Shumica e kompanive të mëdha mediatike të Turqisë janë nën kontrollin e qeverisë, duke i lënë mediat sociale një burim të rëndësishëm për zërat kundërshtues.
Raporti Freedom on the Net i Freedom House, i publikuar në shtator, e karakterizoi Turqinë si “jo të lirë”, duke vënë në dukje heqjen e përmbajtjes kritike ndaj qeverisë dhe ndjekjen penale të njerëzve që postojnë komente “të padëshirueshme” në mediat sociale.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













