Lajme
Erdogan kritikon Perëndimin për luftën në Ukrainë
Vendet perëndimore po provokojnë luftën Rusi-Ukrainë përmes dërgesave të armëve, ndër të tjera, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Perëndimi po ndjek një politikë të bazuar në provokim… Thuhet se armët po dërgohen; ata po dërgojnë të gjithë skrapin që kanë në Ukrainë”, u tha Erdogan gazetarëve në Beograd, pa përmendur asnjë vend.
“Nuk mund të arrish rezultate përderisa përpiqesh të mbash një luftë të tillë me provokime”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton dpa.
Udhëheqësi turk akuzoi më tej se gabimi i Evropës ishte nënvlerësimi i Rusisë, që do të thotë se Europa është fajtore për krizën e saj energjetike.
“Në një kohë që të gjithë po e sulmojnë, Rusia do të përdorë mjetet dhe armët që ka”, shtoi Erdogan, duke iu referuar ndërprerjeve të furnizimit me gaz rus.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













