Lajme
Erdogan kritikon Izraelin për shkelje të të drejtave të palestinezëve në Rripin e Gazës
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës nga Izraeli, duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të njeriut të më shumë se 2 milionë palestinezëve që jetojnë atje.
“Aktualisht, Rripit të Gazës nuk i jepet ujë. Nuk ka energji elektrike. Po të drejtat e njeriut?”, tha sot Erdogan në Ankara.
Izraeli njoftoi një bllokadë totale të Rripit të Gazës, duke ndërprerë energjinë elektrike, ujin, karburantin dhe ndaluar furnizimet me ushqime, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Vendimi erdhi mes sulmeve të rënda ajrore izraelite në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve të dhunshme të nisura të shtunën nga grupi militant islamik Hamas.
Erdogan kritikoi gjithashtu vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhvendosur një aeroplanmbajtëse në Mesdheun lindor gjatë konfliktit.
“Çfarë po bëjnë aeroplanmbajtëset amerikane në Izrael?”, tha Erdogan, duke e quajtur atë një hap drejt kryerjes së “masakrave të rënda”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













