Lajme
Erdogan, drejt fitores?
Aleatët i japin “goditje të fortë” Kemal Kilicdaroglu
Recep Tayyip Erdogan po ecën i sigurt drejt fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen më 28 maj.
Siç raporton ERT, 11 anëtarë të Komitetit Themelues të Partisë së Ardhmërisë të ish-kryeministrit Ahmet Davutoglu, i cili është pjesë e aleancës në favor të Kilicdaroglu, dhanë dorëheqjen nga partia dhe iu bashkuan AKP-së së Erdoganit.
Të 11 zyrtarët kanë dalë kundër gjuhës së ashpër të përdorur së fundmi nga Kemal Kilicdaroglu, i cili tha se do të dëbojë të gjithë refugjatët sapo të marrë pushtetin.
Dy pretendentët për presidencën e Turqisë tani më kanë vetëm gjashtë ditë për të bindur votuesit përpara raundit të dytë të zgjedhjeve pas atij të 14 majit, i cili nuk nxori një fitues.
Me 49.52% të votave, 69-vjeçari Rexhep Tajip Erdogan, për të cilin shumë thanë se ishte i lodhur dhe i rraskapitur pas njëzet vjetësh në pushtet, fillon me një avantazh prej 2.5 milionë votash ndaj Kemal Kilicdaroglu, 74 vjeç, dikur një zyrtar i lartë i Ministrisë së Financave, një veteran i politikës turke.
Ai që premtoi rikthimin e “pranverës”, “demokracisë” dhe “shtetit të së drejtës”, numëron vetëm 44.9% të votuesve, pavarësisht mbështetjes së koalicionit të gjerë të partive që shpresonin të merrnin pushtetin.
Tashmë gjithçka pritet të vendoset më 28 maj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













