Lajme
Erdogan anulon daljet publike, shkaku i gjendjes shëndetësore
Angazhimet e planifikuara të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të mërkurën dhe të enjten janë anuluar.
Këtë të mërkurë, Erdogan kishte planifikuar të mbante një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, ndërsa të enjten ai do të udhëtonte në Granada për sesionin e Komunitetit Politik Evropian, në të cilin do të merrte pjesë Turqia.
Sipas të dhënave nga presidenca turke shkak për anulimin e takimeve është bërë gjendja shëndetësore e presidentit turk.
Në njoftimin publik, Presidenca bën me dije se Erdogan ka pësuar një ftohje e rëndë dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë./euronews
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














