Lajme
Erdhen nga Anglia për të nisur një jetë të re në vendlindje
Investimi i çiftit mërgimtar në Kosovë
Pas plot 30 vjetësh në Angli, çifti kosovar kthehen në vendlindje, për të vazhduar jetën tutje.
Arben Leci, së bashku me bashkëshorten, Safeten, pas kthimit nga Anglia, kanë hapur një restorant, ku përgatitet ndër të tjera edhe ushqimi tradicional.
Çifti që e la Anglinë u kthyen në fshatin Koliq, i komunës së Prishtinës. Ata thanë se nuk e patën të vështirë ta merrnin vendimin për kthim në Kosovë.
Të vetmen brengë që e ka Safete Leci është ndarja nga fëmijët, të cilët po e vazhdojnë jetën e tyre në Angli.
Nga fëmijëria, Safete Lecit i kanë mbetur kujtimet në këtë fshat, por nuk e kishte parë asnjëherë më të boshatisur.
Qëllimi kryesor i dyshes që hapi restorantin e parë në Koliq të Prishtinës ishte tërheqja e vizitorëve drejt këtij fshati karakteristik për kah natyra e peizazhi që e gëzon.
Veç tjerash, ata synojnë zgjerimin e mëtejshëm në atë zonë. /Albinfo.ch

Për më shumë – https://www.youtube.com/watch?v=bBN7mOLZqOA
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










