Shqipëria
Emigrimi i fëmijëve nga Shqipëria është shqetësues
Shqipëria po përballet me një fenomen shqetësues, atë të emigracionit.
Megjithatë, çka e bën më shqetësues këtë fenomen është elementi i azilkërkuesve që janë fëmijë.
Që prej vitit 2012, sipas të dhënave të Eurostat, në vendet e BE-së kanë kërkuar azil mbi 230 mijë shtetas shqiptarë, mes tyre 66 mijë e 800 fëmijë, ose rreth 28.5%, pjesa më e madhe nën 14 vjeç, shkruan Zëri i Amerikës.
Këto shifra në lidhje me fëmijët emigrantë e vendosin Shqipërinë në vendin e pestë, menjëherë pas vendeve që kanë njohur luftëra e konflikte si Afganistani, Siria apo Iraku.
11 600 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së, 34% e tyre fëmijë. Sipas Eurostat 2 120 fëmijë të pashoqëruar nga Shqipëria kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, për periudhën 2012-2022.
Zëri i Amerikës bisedoi me një të ri shqiptar në Francë që kërkoi të mbetej anonim. Ai u largua në moshën 16-vjeçare nga Shqipëria për të kërkuar azil, i pashoqëruar nga prindërit. Arriti ta fitojë atë, ndërsa tregon arsyet pse ndërmori këtë rrugë plot rreziqe.
“Bëra shkollën 9-vjeçare dhe nuk kisha mundësi për shkollën e mesme. Edhe po ta vazhdoja, do të merrja një diplomë, gjendje pune Shqipëria nuk ka. Shikoja shokët e mi, kishin vazhduar shkollën e lartë, kishin diplomë, por nuk kishin punë. Thjesht, e kuptova dhe u nisa këtej. U largova nga Shqipëria, të kisha një të ardhme për veten time dhe të ndihmoja familjen”, tha për Zërin e Amerikës një i ri në Francë që nuk dëshironte të identifikohej, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












