Lajme
Elon Musk sfidon Twitterin, i kërkon debat publik
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidoi shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal, duke i kërkuar një debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.
“Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë!”, shkroi në rrjetin Twitter Musk.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, po ashtu nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë.
Kompania Twitter hodhi poshtë të enjten një pretendim të Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.
Musk ngriti një kundërpadi ndaj rrjetit Twitter më 29 korrik, duke përshkallëzuar kështu betejën e tij ligjore kundër kompanisë, lidhur me ofertën e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja për blerjen e firmës Twitter.
Ai tha se nëse kompania Twitter ofron të dhëna rreth metodës që përdor për të konfirmuar se llogaritë janë reale, atëherë marrëveshja e tij për të blerë kompaninë do të vazhdojë në bazë të kushteve fillestare.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












