Lajme
Elon Musk rrezikon Twitterin nga falimentimi
Elon Musk, shefi i ri i platformës Twitter, paralajmëron për probleme financiare masive.
A rrezikohet Twitteri nga falimentimi?
Pak pas blerjes së Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online.
Sipas medieve ndërkombëtare, gjatë një mbledhjeje me punonjësit e Twitterit paralajmëroi se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj firme mund të ketë humbje prej miliarda dollarësh dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm, përcjell Albinfo.ch.
Twitter kishte nisur të shënonte humbje kohët e fundit para marrjes nën kontroll nga Elon Musk. Pas blerjes Musk u ankua për një rënie të të ardhurave, sepse disa kompani të mëdha ulën sasinë e reklamave ose i ndërprenë ato plotësisht.
Kompanitë shprehën shqetësimin e tyre se nëse Twitter zbut rregullat e tij për përmbajtjen, sikurse parashikon Elon Musk, reklamat e tyre mund të shfaqen së bashku me lajme të papërshtatshme. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka gjithashtu një hua prej rreth 13 miliardë dollarësh që Musk mori borxh për blerjen e tij.
Gjendje “e keqe”
Në një e-mail të fundit drejtuar punonjësve, Musk shkruante se situata ekonomike është “e keqe”, veçanërisht për një kompani që varet nga të ardhurat prej reklamave. Deri tani këto përbëjnë rreth 90 për qind të të ardhurave të Twitterit.
Për të gjeneruar më shumë të ardhura, Twitter do të ofrohet me një model abonimi me shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit.
Kompania, sipas Muskut, ka gjithashtu shumë punonjës. Javën e kaluar ai njoftoi se do të përgjysmojë numrin e vendeve të punës në Twitter, ku aktualisht janë të punësuar 7,500 vetë.
Kaos me shenjën e Twitterit
Shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit u lejohej ta përdornin deri tani kryesisht personalitet e famshme, politikanë dhe kompani – pasi ishte kryer procesi i duhur i verifikimit. Tani simbolin e verifikimit mund ta blejë kushdo që paguan tetë dollarë në muaj, Musk ka marrë një paralajmërim të fortë nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorëve (FTC).
“Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Twitter”, tha një zëdhënës i FTC.
Asnjë kompani apo shef i saj nuk është mbi ligjin.
Disa përdorues e përdorën ofertën e re për të krijuar llogari të rreme duke kopjuar atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, yllit të basketbollit LeBron James dhe të kompanisë së lojërave Nintendo.
Pre e lajmeve të rreme nga llogari të tilla u bë edhe kompania farmaceutike Eli Lilly, e cila u kërkoi falje përdoruesve të Twitterit, të cilët përmes një mesazhi nga një llogari e falsifikuar kishin marrë lajmin se në të ardhmen insulina do të shpërndahej pa pagesë, shkruan Deutsche Welle, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












