Futboll
Elite Sports, forcon dhe promovon talentet e rinj në elitat e sportit ndërkombëtar
Burim Haxhiu, drejtor i kompanisë, thotë për Albinfo.ch se pjesëmarrësit e aktiviteteve të Elite Sports mbeten gjithnjë pjesë e klubeve të tyre respektive
Elite Sports L.L.C, e krijuar në maj të vitit 2023, është një ndërmarrje që ka për qëllim forcimin dhe ofrimin e shërbimeve më të mira të mundshme në botën e sportit. E hapur për partneritet me federata, klube, organizata sportive shkollore dhe shumë të tjera, Elite Sports synon të promovojë talentet e rinj dhe të ndihmojë sportistët në arritjen e potencialit të tyre të plotë.
Kush është “Elite Sports”?
Elite Sports L.L.C është një ndërmarrje që bashkëpunon me të gjitha federatat dhe organizatat sportive për të krijuar një mjedis të fuqishëm për zhvillimin e sportistëve. Në një intervistë për Albinfo.ch, Burim Haxhiu, drejtor i kompanisë, ka thënë se ndryshe nga shkollat sportive apo agjencitë menaxhuese të lojtarëve, pjesëmarrësit e aktiviteteve të Elite Sports mbeten gjithnjë pjesë e klubeve të tyre respektive.
“Misioni ynë është fuqizimi i sportistëve të të gjitha moshave dhe niveleve në pikat ku ata kanë nevojë për të arritur sukses në botën e sportit”, ka thënë Haxhiu.
Për të realizuar misionin e tyre, Haxhiu thotë se bazohen në dy programe kyçe: Programi Akademik i Promovimit dhe i Kampeve si dhe Programi i Fuqizimit.
“Në kuadër të këtij programi, Elite Sports organizon seanca për vlerësimin dhe përzgjedhjen e talenteve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe diaspora. Këto seanca kanë për qëllim krijimin e ekipeve për pjesëmarrje në turne të ndryshëm ndërkombëtarë, gjithnjë me lejen e klubeve të tyre ekzistuese. Seancat përzgjedhëse vlerësojnë tri aspekte kryesore: Aspektin atletik, Aftësitë teknike dhe Leximin e lojës dhe pozicionimin”, ka sqaruar Haxhiu.
Çka është “Footbar”?
Seancat, të cilat bëjnë vlerësimin e aspektit atletik, aftësinë teknike dhe leximin e lojës dhe pozicionimin, bëhen përmes punëtorive të ndryshme dhe falë çipit elektronik që quhet Footbar.
Footbar, kombinon rezultatet në një fletëvlerësim të dërguar secilit lojtar, pavarësisht nëse janë të përzgjedhur apo jo. Të përzgjedhurit marrin pjesë në turne ndërkombëtarë nën ombrellën e Elite Sports.
“Përmes Footbar, mund të merren statistikat teknike, si: numri i gjuajtjeve, shpejtësia e gjuajtjes më të fortë për km/h, numri total i pasimeve, udhëheqja e topit (driblimet), shpejtësia mesatare e gjuajtjeve, etj. Gjithashtu, statistikat fizike si : distanca totale e përshkruar, koha e vrapimeve, koha e aktivitetit të zhvilluar, numri i sprinteve, koha mesatare e pesë sprinteve më të shpejta të realizuara, etj.; të cilat ndihmojnë në krijimin e një baze të dhënash për përcjelljen dhe përparimin e sportistëve”, ka thënë Haxhiu.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij programi është organizimi i kampeve me tematika të ndryshme, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Programi i fuqizimit
Qëllimi kryesor i këtij programi është partneriteti me federatat, organizatat sportive shkollore dhe klubet për të gjetur rrugët e përbashkëta në zhvillimin e talenteve dhe forcimin e strukturave ekzistuese. Ky program përfshin këshillime, trajnime, ndihmë juridike, dhe fuqizimin e programeve të vlerësimit dhe përcjelljes së progresit të atletëve dhe edukatorëve.
Footbar është një nga partnerët kyç të këtij programi. Sjellja ekskluzive e Footbar nga Elite Sports për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut ndihmon në vlerësimin e performancave të sportistëve përmes statistikave teknike dhe fizike, duke krijuar një bazë të dhënash për përcjelljen dhe përparimin e tyre.
Çka në të ardhmen?
Elite Sports ka organizuar deri tani katër seanca të përzgjedhjeve, ku janë testuar 328 lojtarë dhe janë përzgjedhur 62 prej tyre. Pjesëmarrësit kanë qenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Gjithashtu, janë krijuar gjashtë ekipe me lojtarë nga klube të ndryshme në katër grupmosha.
Elite Sports ka marrë pjesë në turne ndërkombëtarë si EuropaPark Cup në Rust, Gjermani, Foot F’EST U13 në Metz, Francë, dhe Germany Cup në Kehl, Gjermani. Këto pjesëmarrje kanë ndihmuar katër lojtarë të vihen nën vëzhgimin e tre klubeve të ndryshme evropiane, të cilat do t’i kontaktojnë klubet e lojtarëve gjatë sezonit të ardhshëm.
Në sezonin e ardhshëm, Elite Sports ka planifikuar seanca vlerësuese dhe përzgjedhëse në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, si dhe në Zvicër, Gjermani dhe Francë. Synohet krijimi i një baze të të dhënave me perspektivë të bashkëpunimit me federatat dhe institucionet, si dhe zhvillimi i partneriteteve dhe programeve në të mirë të sportistëve. Janë prenotuar gjithashtu nëntë turne ndërkombëtare në kategori të ndryshme, me qëllim të vazhdimit të promovimit të talenteve.
Si mund të na kontaktoni?
Përmes katër rrugëve:
- Email: [email protected]
- Facebook: www.facebook.com/EliteSportsKosova
- Instagram: @elitesportskosova
- WhatsApp: +33 48 441 604

E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit
















