© albinfo.ch
Integrimi
Elina: Çmimin ua dedikoj mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër
çmimin ua dedikoj të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ardhur në Zvicër që nga vitet `60 e `70 nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi për të punuar këtu larg familjeve për ndërtimin e Zvicrës dhe mbajtjen e familjeve të tyre
Në solemnitetin e organizuar mbrëmjen e të mërkurës në Bernë me rastin e ndarjes së çmimit “Diaspora 2015” këngëtares Elia DUni, kanë folur udhëheqësja e Komisionit Federal për Migracion (EKM/CFM) Simone Prodolliet, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj etj.
Me një fjalë të përshkuar nga emocionet dhe nga vlerësimi i lartë për artisten u është drejtuar të pranishmëve znj. Prodolliet.
„Për të qenë e sinqertë, nuk më ka befasuar vendimi që çmimi „Diaspora“ t`i ndahet Elina Dunit“, ka thënë në hyrje të fjalës së saj drejtuesja e Komisionit Federal për Migracion, Simone Prodolliet. Ajo me këtë rast ka evokuar emocionet që ka pasur kur ka dëgjuar për herë te parë zërin e Elinës.
“Zëri i Elina Dunit, megjithatë, është më shumë se vetëm zë i bukur për t’u dëgjuar. Zëri i Elina Dunit është edhe zëri i mërgimtarëve shqipfolës në Zvicër. Sot, çmimi i Diasporës vendos në qendër të vëmendjes një këngëtare të mrekullueshme, një person me një përvojë emigranti, që talentin e saj ka mundur ta përdorë si arritje dhe prurje të përvoja të ndryshme, për t’i shijuar ne së bashku e në harmoni. Pra, ajo jep gjithçka – për banorët vendas dhe gjithë emigrantët – duke u shfaqur si krijuese me vlera artistike dhe duke jetuar në mënyrë dinamike në këtë vend”, ka thënë veç tjerash znj. Prodolliet.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj ka folur me pietet për imazhin që Elina Duni i jep kulturës shqiptare me këngën dhe interpretimin e saj. Pasi ka folur për biografinë jetësore dhe artistike të Elinës, ai ka vënë theksin në pasurimin dhe fisnikërimin që Elina Duni sjell në muzikën shqiptare “në kohën kur këtë e kanë kapluar tinguj e ritme te asaj që quajmë `tallava” muzikore”. Po ashtu ajo që të bën përshtypje dhe të bën të ndjehesh mirë si shqiptar është se Elina në çdo prezantim këndon shqip dhe e thekson pa ngurrim identitetin e saj shqiptar”, ka thënë veç tjerash ambasadori Malaj.
Ndërsa vetë fituesja e çmimit, artistja Elina Duni ka pasur një mesazh të shkurtë po domethënës për t`ua drejtuar të pranishmëve. Fillmisht ajo ka falënderuar për çdo gjë dhe “për këtë që jam sot” nënën e saj, shkrimtaren Besa Myftiu e cila ishte e pranishme në eveniment. Pastaj ajo ka shprehur një mirënjohje të thellë edhe për ambasadorin Malaj për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë gjatë viteve që mban këtë post.
Por, ka vazhduar Elina “çmimin ua dedikoj të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ardhur në Zvicër që nga vitet `60 e `70 nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi për të punuar këtu larg familjeve. Ata, me punën e tyre të rëndë kanë dhënë kontribut të madh për ndërtimin e Zvicrës dhe kanë mbajtur familjet, larg në atdhe. Po ashtu çmimin tim ua dedikoj atyre shqiptarëve të rinj, të sotëm që me punën dhe angazhimin e tyre po kontribuojnë për identitetin shqiptaro-zviceran”, ka përfunduar Duni.
Në vazhdim ajo ka interpretuar disa nga këngët e repertorit të saj të pasur, ndërsa të pranishmit kanë pasur mundësinë të blinin albumet e saj muzikore.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë



































