Kultura
Elbenita Kajtazi, yll i ri i operës, pa parë kurrë shfaqje opere!
"Dikur, kur të kem sukses, do t`ua siguroj prindërve një vizë dhe do t`i ul në rreshtin e parë të sallës së operës", betohet Elbenita Kajtazi, bursiste në Operën Gjermane të Berlinit
Elbenita Kajtazi, këngëtarja shqiptare e Operës po e jeton ëndrrën e saj të artistes si bursiste e Operës Gjermane në Berlin. Rrëfimi i saj jetësor është shumë i veçantë: edhe pse tashme këngëtare e diplomuar, ajo për herë të parë në jetë e ka vizituar një shfaqje opere vetëm para një viti.
“Duket si një pikturë. Me shallin e saj të mëndafshtë, me flokët e gjatë e të zinj, sytë magjiplotë: Është Elbenita Kajtazi, soprano dhe bursiste e Operës Gjermane në Berlin. Ajo buzëqesh gjithë kohën dhe rrezaton me një spontanitet e lehtësi vështirë të kuptueshme kur ia njeh rrëfimin tronditës jetësor. “Unë po e jetoj ëndrrën time. I kam të gjitha arsyet të jem e lumtur”, thotë ajo.
Si më e madhja nga shtatë fëmijët, Elbenita është rritur në një fshat të vogël të Kosovës.
Talentin ia ka zbuluar babai, i cili e kishte bindur vajzën tetëvjeçe që në një koncert të shkollës të këndonte një këngë. “Më kujtohet si sot ajo ditë”, thotë Elbbenita Kajtazi me lot në zë. “Lufta në Kosovë më në fund kishte mbaruar dhe unë e këndova një këngë me titullin “Si mund t`i vrisni fëmijët tanë?”. Të gjithë po qanin, edhe unë, ishte një moment shumë emocional”. Nga ai moment që për të ishte edhe traumatik, ajo kishte vendosur: do të bëhem këngëtare.
Për fat të keq, edhe pas luftës, në Kosovë kishte gjëra më të rëndësishme për t`u bërë, muzika ishte ende luks. Vendi nuk ka akoma shtëpi opere prandaj Elbenita nuk e kishte idenë për profesionin e saj të ardhshëm.
“Askush nga ne nuk e dinte çka është opera”, thotë 23 vjeçja. Dikur dikush më tregoi për njëfarë Maria Callas, dhe pastaj kaloja me ditë e me net duke shikuar videot e saj ne YouTube. E kuptova se muzika mund të tingëllonte edhe kështu.
Pastaj , me 14 vjet pranohet në gjimnazin muzikor. Shumë shpejt fillon të fitojë çmime të shumta për të rinj dhe fillon të këndojë me orkestrën filarmonike të Kosovës. “Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua por skena e Kosovës nuk mund të krahasohet me profesionalitetin që e ka kjo e këtushmja, në Gjermani”.
Kur kishte shkuar në një masterclass së bashku me disa studentë tjerë shqiptarë në SHBA, ajo kishte njohur mentoren e saj dhe mësuesen Vera Calabria.
“Ti vajzë, unë do të të ndihmoj të dalësh nga Kosova”, i kishte premtuar. “Dhe ajo e ka mbajtur fjalën”, thotë Elbenita e emocionuar.
Ajo ia organizoi një prezantim në Operën Gjermrane në Berlin. Elbenita doli bindëse dhe kështu asaj ia ofruan një bursë trevjeçare.
Prej atëherë, ajo si e obsesionuar, gjithë kohën bën prova dhe privohet nga të gjitha gjërat tjera që janë normale për një 23 vjeçe. “Nuk e kam problem të heq dorë nga këto gjëra. Unë, jam thjesht mirënjohëse që kam mundësi të jem në Gjermani”, thotë ajo. Ndejat dhe alkooli edhe ashtu nuk i interesojnë. “Unë nuk pi alkool. Në Gjermani kam pirë për herë të parë shampanjë dhe më është dukur disi e neveritshme”.
Vetëm një vit më parë, një natë para se të paraqitej për të kënduar vetë në Operën Gjermane në Berlin, ylli i ri kishte parë për herë të parë një shfaqje opere. Magjinë e operës deri atëherë ajo e njihte vetëm nga interneti.
“Vera Calabri më mori me vete në “Fyellin magjik”. Kam qarë”. E sot Elbenita e luan rolin e Papagenës në skenën e madhe.
Por lidhja e saj me atdheun mbetet e fortë. Pjesën më të madhe të asaj qe e fiton, ajo e dërgon në shtëpi për të ndihmuar familjen. Ndërsa, kur e kap malli për vendlindjen, shkon në operë dhe këndon. “Në momentet e tilla ia përkujtoj vetes se unë kam fat shumë të madh që po ndjek pasionin tim dhe madje po udhëtoj e qëndroj në një vend të huaj”, thotë ajo duke buzëqeshur. Të udhëtosh jashtë vendit, në fakt nuk është aspak diçka e nënkuptueshme në Kosovë. Prindërit e saj nuk kanë dalë asnjëherë jashtë vendit sepse është tepër e vështirë të marrësh një vizë udhëtimi. Ata nuk e kanë parë akoma të bijën në skenën e operës”.
Më me dëshirë do të mbetej në Operën e Berlinit pas përfundimit te bursës, thotë ajo dhe për këtë ajo dëshiron të punojë veçanërisht shumë. Është shume ambicioze. “Në Kosovë nuk mund të presësh dhe të ecësh ngadalë. Duhet të punosh që të kesh të hash. Unë jam luftëtare”. Këtë e tregon edhe në skenë, Elbenita Kajazi aty ka një prani mbresëlënëse, shkruan berlinermorgenpost.de
.
“Dikur, kur të kem arritur të kem sukses, do t`ua siguroj prindërve një vizë dhe do t`i ul në rreshtin e parë të sallës së operës”, betohet ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve















