Lajme
Ekzekutohet në Holandë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë
Festim Lato ishte shtetas shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh
Është ekzekutuar në një atentat mafioz në Holandë shqiptari Festim Lato, 48 vjeç, nga Vlora.
Lato, i vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë, është ekzekutuar këtë të diel në Holandë për arsye politike, raportojnë mediat shqiptare.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se Latos i është bërë atentat pas një takimi që ai ka zhvilluar me një mikeshë të tij, përcjell albinfo.ch.
Një furgon Mercedes-Benz Viano i zi, ka hapur zjarr duke shkaktuar terror, por edhe goditur drejt Presidentit dhe mikeshen e tij, ku si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.
Ndërkohë, policia holandeze po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.
Ndryshe, Lato një vit më herët kishte thënë se si pas informacioneve të tij, Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.
“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, kishte thënë ai.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












