Kosova
Ekspozimi ndaj video-lojërave sjell probleme tek fëmijët
Fatos Preniqi, baba i një vajze 4-vjeçare dhe një djali 5 vjeç ka treguar për problemet që ekspozimi ndaj video-lojërve ka shkaktuar tek fëmijët e tij.
“Kur kam kuptuar te djali im disa gjeste të cilat gjithsesi i ka përdorur, faktikisht me anë të lëvizjeve të trupit, të duarve, kam reaguar ose kemi reaguar bashkë me bashkëshorten… Te vajza ka qenë krejtësisht situata tjetër. Vajza ka filluar të flas pak me vonesë dhe në fund e kemi kuptuar se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak telefonit ose lojërave ose videove që ajo i ka shikuar me telefon”, thotë Preniqi për Radion Evropa e Lirë.
Ekspertët rekomandojnë që fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç të mos lejohen që të luajnë video-lojëra. Logopedia Verona Tmava, thotë për Radion Evropa e Lirë, se te kjo grup-moshë e fëmijëve, video-lojërat mund të ndikojnë në artikulimin e fjalëve dhe tingujve në gjuhën amtare.
“Shumica e rasteve ndodhin për shkak të kohës së kufizuar të prindërve, që kanë punë apo angazhime të ndryshme, fëmijët e tyre kanë kaluar shumicën e kohës në telefon dhe me kalimin e kohës, fëmijët janë bërë më antisocial dhe kemi arritur në fazën kur fëmijët kanë pasur një vonesë gjuhësore”, thotë Tmava, përcjellë albinfo.ch.
Akademia amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët më të vegjël se 2 vjeç të mos përdorin telefonat dhe rekomandon që fëmijët më të mëdhenj të mos ekspozohen para ekraneve të telefonave më shumë se një ose dy orë në ditë.
Dhurata Prokshi, sociologe shprehet se një gjë e tillë bën që fëmijët të jenë më pak komunikues, të izoluar dhe të shkëputen nga realiteti.
“Video-lojërat kanë ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve. Duhet të analizohet përmbajtja e video-lojërave, çfarë personazhesh, çfarë karakteresh kanë. Element negativ te këto video-lojëra është karakteri garues, për shembull për t’i mbledhur pikët duhet të vrasë kundërshtarë [në lojë] apo duke vrarë shpezë… ata hyjnë në rolin e një ushtari dhe ajo se çfarë po e shoh si rrezik është që fëmija po arrin që të shkëputet nga ai realitet”, thotë Prokshi për REL.
Sipas Akademisë amerikane të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, video-lojërat janë bërë shumë të sofistikuara dhe realiste. Shumë prej tyre kanë edhe përmbajtje negative dhe promovojnë: vrasjen e njerëzve ose kafshëve, përdorimin dhe abuzimin me drogë dhe alkool, sjelljet kriminale, mosrespektimin e autoritetit dhe ligjit, shfrytëzimin seksual dhe dhunën ndaj gjinisë femërore, stereotipat racore, seksuale dhe gjinore, gjuhë të ofenduese dhe gjeste të turpshme, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit











