Lajme
Ekonomisë së Kosovës i duhen 2 vjet për rimëkëmbje nga pandemia
Agim Shahini, Kryetar i Aleancës së Bizneseve në Kosovë, ka thënë se bizneset në vend janë të dëmtuara shumë nga pandemia COVID-19.
Shahini në një intervistë në Klan Kosova theksoi se pos pandemisë, vendi po kalon dhe nëpër një krizë të madhe politike.
“Vlerësimet nga hulumtimet e bëra nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës gjatë vitit 2020 janë që Kosova gjatë këtij viti kaloi nëpër një sfidë të madhe të COVID-19, të krizës ekonomike dhe politike”.
“Kriza e koronavirusit është në proces ndërsa nga kriza politike u dëmtuan qytetarët pasi për një vit u ndryshuan tri qeveri, tre kryeministra dhe kjo për demokracinë e Kosovës ishte diçka e re dhe do të mbahet mend si diçka që nuk do të duhej të përsëritej prapë”, tha Shahini, përcjell Albinfo.ch.
“COVID-i ka shkatërruar ekonominë, supozohet se Kosova humbi një qarkullim të brendshëm mbi 1 miliard e 500 mijë euro. Po ashtu, gjatë vitit të kaluar Kosova humbi mbi 50 për qind të investimeve të huaja dhe humbi edhe remitencat”.
“Gjatë vitit të kaluar Gjykata Speciale arrestoi krerët e shtetit që shkaktoi turbulencë të madhe dhe shkaktoi imazh të keq për Kosovën dhe kjo është edhe frikësim që në Kosovë ndonjë korporatë e fuqishme të vijë dhe të investojë”.
Shahini mes tjerash foli edhe për menaxhimin me pandeminë teksa theksoi se Kosova më shumë ka vuajtuar nga mungesa e ligjeve sesa nga pandemia.
“Kosova më shumë ka vuajtur nga mungesa e ligjeve se sa nga pandemia për tejkalimin e krizës ekonomike. Kosova është përfituesi më i vogël i fondeve të ndryshme ndërkombëtare në mungesë të ligjeve. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike u dashtë që të shkojë 10 herë në Kuvendin e Kosovës për miratim sepse ishte hera e parë që bizneset dhe sektori privat kishte nevojë për mbështetje nga shteti”.
“Të zgjedhurit e popullit hezituan të ngrinin dorën për rimëkëmbje. Ne ende nuk kemi ndonjë përgjigje së paku publike nga deputetët dhe Kuvendi se pse ligji që do duhej të miratohej në shtator u miratua në fundvit”.
“Bizneset dhe qytetarët janë përfituesit më të vogël karshi vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit nga fondet shtetore apo fonde tjera ndërkombëtare pikërisht në mungesë të ligjeve – askush nuk jep mjete financiare nëse ato nuk mbulohen me ligj”.
Mes tjerash, Shahini tha se nëse COVID-19 vazhdon me këtë tempo atëherë ekonomisë do i duhen më së paku dy vjet që të ringjallet.
E-Diaspora
-
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit Hapet pyetësori për mapimin e diasporës nga Maqedonia e Veriut... -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












