Lajme
Ekonomia e Evropës, e dërmuar nga pandemia
Ndikimet e pandemisë Corona në ekonomi po bëhen gjithnjë e më të. qarta. Sidomos Italia është goditur rëndë.
Në Itali kanë vdekur deri tani më shumë se 35,500 vetë të infektuar me koronavirusin. Përveç kësaj ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës pret një recesion të rëndë këtë vit për shkak të kufizimeve masive në luftën kundër pandemisë. Siç njoftoi Zyra kombëtare e statistikave, vetëm në tremujorin e dytë midis prillit dhe qershorit prodhimi i brendshëm bruto i Italisë (PBB) u tkurr me një shpejtësi rekord prej 12.8 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Deri tani supozohej se minusi do të ishte 12.4 për qind. Pandemia e goditi Italinë shumë më rëndë sesa ekonominë gjermane, e cila ra me 9.7 për qind, raporton Dw, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni i BE-së supozon që ekonomia e Italisë do të shënojë për vitin në tërësi një rënie prej 11.2 për qind. Parashikimi zyrtar i qeverisë në Romë është një minus prej tetë për qind. Por Ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri, tashmë ka treguar se ky vlerësim duhet të korrigjohet dhe se rënia është më e madhe. Megjithatë Gualtieri theksoi kohët e fundit gjithashtu se tremujori i tretë aktual pritet të sjellë një rritje të fortë.
Ekonomia e Polonisë po tkurret
Edhe në Poloni ekonomia ka rënë për shkak të krizës së Coronës. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u tkurr në tremujorin e dytë me 8.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u njoftua nga agjencia e statistikave GUS në Varshavë. Në tremujorin e parë ekonomia polake u rrit me dy për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.
Spanja shpreson te tremujori i tretë
Prodhimi i brendshëm bruto i Spanjës pësoi një rënie rekord prej 18.5 për qind në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas qeverisë spanjolle, ekonomia tani po bën hapa të mëdha drejt rimëkëmbjes. Në tremujorin e tretë vërehet një rritje e prodhimit të brendshëm bruto prej më shumë se dhjetë për qind, tha Ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino.
Një rikuperim i fortë duket veçanërisht në tregun e punës. Gjatë krizës së virusit Covid-19 papunësia e lartë në Spanjë u rrit në mënyrë masive. Midis prillit dhe qershorit humbën punën një milion vetë – më shumë se kurrë më parë në një tremujor. Sidomos sektori i turizmit, i cili është i rëndësishëm për vendin, u godit rëndë nga kriza.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta